Deklarata e të ardhurave personale/ Një ditë nga përfundimi i afatit, u deklaruan 47 mijë tatimpagues

29/06/2021 19:45

Kur ka mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave, 47 mijë tatimpagues sipas Tatimeve e kanë plotësuar atë deri më 28 qershor.

Nga këto, 32 mijë deklarata janë kryer nga të dy apo më shumë punësuarit, proces i zbatuar për herë të parë për këtë kategori, ndërsa Tatimet presin që deri në fund të muajit ta dorëzojnë atë mbi 59 mijë individë.

Në listë pagesën e vitit 2020 rezultonin mbi 88.6 mijë të dy apo më shumë punësuar, por sipas Administratës Tatimore një pjesë e tyre janë përjashtuar nga lista e deklaruesve pasi totali i të ardhurave të tyre nuk kalon 30 mijë lekë.
“Totali i deklaratave të dorëzuara është rreth 47 mijë, nga të cilat 32 mijë janë deklarime të kryera nga individë që kanë pasur gjatë 2020 të paktën një periudhë dy punësimi edhe pse të ardhurat e tyre janë poshtë 2 milionë lekë të reja. Ndërkohë kemi dhe 9500 deklarata të kryera nga individë që për vitin e kaluar kanë pasur të ardhura që tejkalojnë 2 milionë të reja. Totali i individëve që ne presim të kryejnë deklarime për të ardhurat nga paga është 11 500, pra 83% e tyre kanë deklaruar tashmë dhe kemi një numër prej 2000 individësh dhe shumica e tyre janë deklarues për herë të parë për të ardhura mbi 2 milionë lekë janë rreth 1640 individë.”

Për individët që nuk plotësojnë brenda datës 30 qershor deklaratën për të ardhurat individuale parashikohen edhe penalitete.

“Kemi përdorur disa kanale komunikimi për t’i rikontaktuar dhe në momentin që nuk e kryejnë atë do penalizohen me 5 mijë lekë të reja, penaliteti për deklarim të vonuar.”

Afati fillestar për deklaratën e të ardhurave ishte përcaktuar 30 prilli, por qeveria vendosi shtyrjen e afatit deri më 30 qershor si dhe faljen e gjobave për shkak të paqartësive që hasën tatimpaguesit pasi pjesa më e madhe e tyre e kryenin atë për here të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA