Aksidentet dhe konfliktet me pasojë vdekjen në vend, Rama: “E çara” qëndron tek gjyqtarët

29/06/2021 14:37

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është faji i Kodit Penal apo Rrugor për aksidentet dhe vrasjet që po ndodhin në vendin tonë.

Ai shprehet se e çara qëndron tek sistemi i drejtësisë, ku sita e Vettingut nuk ka shkuar akoma dhe vijojnë të jenë në krye të detyrës gjyqtarë që lirojnë persona që duhet të jenë në burg.

”Kemi një ndër kodet penale e rrugore më të rëndë në Evropë. Çështja nuk është tek kodet as tek policia e shtetit. Në thelb është tek pjesa e fundit e zinxhirit, dënimi, realizmi i dënimit. Nëse të gjitha masat e marra nga Policia e Shtetit dhe referimet të mbështetura në fakte s’do të ishin marrë parasysh do të kishim një përputhshmëri të madhe me sa thotë ligji. Nëse mungon hallka që për atë dëm paguan siç thotë ligji përbën një dobësi në këtë betejë. Unë jam i bindur që policia e shtetit do të vijojë të tregojë kapacitete për të qenë në krye. Ne do të kemi edhe dronët super inteligjentë që do të monitorojnë territorin në kohë reale që nga ndërtimet pa leje, qarkullimi, bujqësia, pyjet. Në kohë reale dërgojnë të dhëna. Ne nuk e  mbyllim dot ciklin e përgjegjësive kur ka një të çarë dhe kjo e çarë është në sistemin gjyqësor ku Vetttingu nuk ka shkuar dhe ka gjyqtarë që bëjnë kap ça të kapësh. Ky është problemi serioz”, tha Rama.

Top Channel