U vra në masakrën e Velipojës/ Mësuesja e Musaenit poston foto me të dhe prek me vargjet

28/06/2021 21:50

Vdekja tragjike e 20-vjeçarit Musaen Zeneli pas sherrit dhe përplasjes me armë, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Në rrjete sociale empatia ka qenë e madhe dhe mbështetja financiare po ashtu. Mësuesja e 20-vjeçarit, Valdete Gjyrezi me lot dhe dhimbje ka shkruar një elegji për të ndjerin.

“Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri”, ka shkruar mësuesja në llogarinë e saj të Facebook, ndërsa ka bashkëngjitur edhe një foto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA