Merr fund rezistenca e 58-vjeçarit nga Kuçova, pas disa orësh bisedimesh zbret nga kulla e hekurt

28/06/2021 17:51

Ka marrë fundit rezistenca e 58-vjeçarit nga Kuçova, Nikollaq Bushit, i cili hipi mbi një platformë metalikë të pusit të naftës, duke kërcënuar se do të hidhej.

Pas disa orësh bisedimesh me 58-vjeçarin, tashmë ai ka zbritur nga kulla e hekurt e nxjerrjes së naftës.

Ai u ngjit në platformë që në orët e mesditës duke kërcënuar të hidhet me pretendimin se Bashkia nuk i kishte gjetur punë.

Nikollaqi nuk i ka rezistuar qëndrimit në kullë duke u thënë se do të hipi sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA