Ka nisur në disa shkolla 9-vjeçare të Tiranës shpërndarja e dëftesave. Kjo dëftesë nuk është thjesht karton, por finalizim i një viti sfidues, për nxënësit, familjet e tyre dhe mbi të gjitha mësuesit.
Çdo shkollë e cakton vetë, se kur do të nisë shpërndarja e dëftesave. Për klasat e nënta, rezultatet do të dalin më vonë, pasi në 25 qershor ata përmbyllën provimet e minimaturës. Edhe për shkollat e mesme shpërndarja do të nisën nga fillimi i korrikut.
Rreth 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar në gjithë vendin dhe 30 mijë punonjës arsimorë përmbyllën vitin shkollor 2020-2021, që u zhvillua I kombinuar mes online-it dhe ardhjes fizikisht në shkollë sipas vendimeve të herëpashershme të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Mësuesit si kategoritë më të rrezikuara ishin ndër të parët që u vaksinuan.
“I morëm dëftesat. Kemi dalë shumë mirë. Prindërit u kënaqën. Rezultatet ishin brenda pritshmërive tona. Nuk I kam të gjitha dhjeta, kam edhe nënta dhe teta.
Kam nxjerrë 9 vetëm historinë.
E di ku të punoj vitin tjetër. Do vë më shumë forca në matematikë.
Mësuesit në shkollën e fëmijëve janë shumë të mirë. Përballuan gjithë ngarkesën që na ra.
Shyqyr që ruajtëm shëndetin dhe tani po I gëzojmë këto ditë me nipërit e mbesat tona. Unë mora dëftesën e nipit, në klasën e pestë. Kjo nuk është vetëm një letër, por fitore e të gjithëve ne”.
Juli Ristani
Top Channel