Rreth 800 mjekë specializantë në vendin tonë kërcënojnë se do të nisin protesta nëse Ministria e Shëndetësisë nuk anulon urdhrin që i pengon ata që gjatë viteve të specializimit edhe të punojnë.
Duke protestuar para universitetit të Mjekësisë specializantët i kujtojnë Ministrisë së Shëndetësisë se një pjesë e tyre janë familjarë dhe u duhet të përballojnë jo vetëm shpenzimet e tyre por edhe për familjen.
“Në asnjë pika të kontratës nuk thuhet që ne nuk duhet të punojmë”, shprehet njëri prej tyre.
Të irrituar ndaj vendimit të Ministrisë, që sipas tyre është i padrejtë, shumë prej tyre thonë se janë gati të shkojnë drejt Gjermanisë, ndërkohë që nuk kanë humbur kohë të kenë dhe përfaqësuesen e tyre ligjore.
Në datën 16 qershor Ministria e Shëndetësisë urdhëroi që për ata që ndjekin studimet e gjata të specializuara duhet të ndërpresin kontratat e punës.
Top Channel