Një 34-vjeçar në Tropojë ka rënë në prangat e policisë pasi shkaktoi një aksident në aksin rrugor Fierzë-Tropojë.
Ai po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, por humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion. Për pasojë është lënduar pasagjerja, e cila ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, dhe më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.
Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Top Channel