Fundjava ka sjellë në bregdetin e Talës me mijëra pushues vendas por jo vetëm të cilët e zgjedhin për qetësinë, ajrin e pastër, detin, rërën dhe gastronominë.

Temperaturat e larta kanë bërë që në zonat bregdetare gjatë kësaj fundjave të ketë pushues të shumtë që duan të freskohen në ujin a pastër të detit Adriatik.

Ata të cilët frekuentojnë këtë plazh vijnë nga vende te ndryshme.

Pushuesit e vlerësojnë maksimalisht plazhin e Talës ndërsa bëjnë me dije se do të vijojnë që pushimet e tyre t’i kalojnë në këtë zonë.

Më shumë  se 7 km vijë bregdetare është në shërbim të pushuesve të cilët këtë sezon pritet që të jenë të shumtë në numër.

Top Channel