Takimi në Vlorë/ Rama: Deputetët s’do merren më me emërime të drejtorëve, do jenë në shërbim të qytetit

27/06/2021 14:21

Ka zgjatur rreth një orë takimi i socialistëve të Vlorës me kryeministrin Edi Rama. Të pranishëm ishin asambleja e socialistëve, këshilltarët bashkiakë, kryetarët socialistë të njësive administrative të bashkisë së Vlorës.

“Deputetët nuk do të merren më me emërime të drejtorëve. Ata dhe drejtuesit do të jenë në shërbim të qytetit. Leli e përjashtoi vetë veten nga partia kur ne i kërkuam të bëhej deputet dhe ai refuzoi duke mbyllur edhe telefonin. Për mua qyteti vjen mbi çdo emër dhe qytetarët nuk mund të mbahen peng”, tha Rama.

Rama la të kuptojë se do të ketë ndryshime të drejtuesve, ndërsa foli dhe për mbledhjen e asamblesë së PS-së në Vlorë, qytet për të cilin tha se nuk mund ta ndajë mandati i deputetit në Durrës.

Sipas Ramës në Asamble është diskutuar dhe çështja e bashkisë, për shkak se Vlora është në mesin e qyteteve që kanë të zhvilluar turizmin dhe meritojnë një vëmendje të veçantë. Kryeministri Edi Rama teksa ka lënë ambientet e Teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë, u shpreh se ka thërritur një mbledhje në Ministrinë e Brendshme, për ristrukturimin e Policisë së Shtetit, gjë e cila sipas tij është përshpejtuar si shkak i ngjarjeve të fundit në vend.

Rama la të kuptojë se do të ketë ndryshime të drejtuesve, ndërsa foli dhe për mbledhjen e asamblesë së PS-së në Vlorë, qytet për të cilin tha se nuk mund ta ndajë mandati i deputetit në Durrës.

Sipas Ramës në Asamble është diskutuar dhe çështja e bashkisë, për shkak se Vlora është në mesin e qyteteve që kanë të zhvilluar turizmin dhe meritojnë një vëmendje të veçantë. Rama nuk pranoi tu përgjigjet pyetjes së gazetarëve për problematikën me kryebashkiakun e Vlorës.

Top Channel