E shohim përditë në rrugët e Shqipërisë. Në momentin kur policia është aty, të gjithë respektojnë rregullat rrugore dhe sapo ata ikin, të gjithë nxitojnë t’i thyejnë.

Një raportim ne edicionin e mesditës në Top Channel, të gazetares Kristi Gongo në mbikalimin e Vorës, u vu re “live” fenomeni duke ndodhur në mes të ditës.

Këto janë filmimet nga kamera e Top Channel, ku sinjalistika tregon se nuk duhet ecur mbi 40km/h, ndërsa me sy të lirë shihet qartë se asnjë shofer nuk e zbaton. Për të shmangur veprime të tilla ekspertët thonë se duhen vendosur radarët.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shprehet se shoferët veprojnë kështu, pasi policia është e korruptuar deri në palcë. Ai shtron disa pyetje për këtë institucion: Kush i hoqi radarët nga qarkullimi? Pse duhen bërë kontrolle fizike, kur teknologjia ka mundësuar që rrugët të kontrollohen në çdo moment. Nuk bëhet kjo, sepse pastaj nuk ka më kontakt fizik policia me shoferët dhe rrjedhimisht nuk ka më lekë. Janë të korruptuar deri në palcë.

Në katërmujorin e parë këtij viti, numërohen 427 aksidente rrugore dhe 70 persona të vdekur. Shifra këto që vijnë me dyfishim nga 2020. Shumica e këtyre aksidenteve janë kryer nga të rinjtë midis 25 dhe 34 vjeç.

Eksperti Hoxha kërkon reforma të thella nga shteti për të ulur këto numra:Të krijohet autoriteti i mbikëqyrjes rrugore dhe të krijohen shkolla për instruksionistët.

Duhet që policia të vërë në zbatim teknologjinë dhe gjithë ato para që merr nga gjobat ti përdorë për të modernizuar sistemet që ka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA