Policia e Tiranës ka rreshtuar disa persona për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0. 58 mg/l, nuk i është bindur urdhërit të sherbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimim në flagrancë të shtetasve:
E. S., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin Q. H., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 26.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel