Pasi zgjodhi të jetë deputet i Durrësit, Rama viziton Vlorën: Do vazhdoj të jem këtu, për të bërë dhe më shumë

27/06/2021 13:51

Edi Rama fitoi mandatin e deputetit në Durrës dhe në Vlorë, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi se zgjedh mandatin e Durrësit, pas 8 viteve si përfaqësuesi Vlorës në parlament.

Sot, Rama vizitoi qytetin bregdetar, ku theksoi se do të vazhdojë të punojë për Vlorën
Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve.

Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me administrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”, u shpreh Rama.

Top Channel