Ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit kanë sjellë që të përshpejtohet puna dhe të kemi një fazë të re të ristrukturimit të radhëve të policisë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate ditën e sotme në Vlorë, ku u takua me strukturat e PS-në këtë qark tha se ka thirrur ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe strukturat e policisë për të linçuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit.
Ai u shpreh se pas këtyre ndodhive do të përshpejtohet ky plan dhe nuk do të pritet fundi i verës.
“Kështu që kemi folur për këto dhe ndërkohë do t’u kërkoj ndjesë për t’u larguar pasi kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe disa nga drejtuesit kryesorë të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të risktrukturimit që është përgatitur, por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim më fundin e verës.”, tha Rama.
Vendi ynë është tronditur gjatë ditëve të fundit, nga aksidente e sulme me armë zjarri. Dy ditë më parë, Igli Madani ndërsa po ecte me 200 km/orë bashkë me dy shokët e tij përplasën duke i lënë të vdekur në vend 4 anëtarët e familjes familje, Eduart, Silvana , Eva dhe Anastasia Gushi, të cilët kishin ardhur për pushime pasi jetonin prej vitesh në Greqi.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë ka sjellë vrasjen e 4 prej tyre.
Viktimat e ngjarjes janë biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, Myzerim Zeneli, ku 20-vjeçari ka qenë në ditën e parë të punës që rezultoi dita e tij e fundit e jetës.
Top Channel