Masakra në Velipojë/ Një tjetër biznesmen tregon rastin e tij: Më erdhi me hartë, u tërhoqa për t’i ikur konfliktit

27/06/2021 18:52

Hilmi Kapllani është një biznesmen nga Velipoja i cili tregon se ai vetë ka pasur një rast të ngjashëm me atë çfarë më pas rezultoi në vrasjen e 4 personave mbrëmjen e djeshme në Velipojë për mos rënien dakord të ndarjes së disa shezllonëve.

Kapllani tregon se ai ka paguar jo pak por 4.3 milionë lekë për të blerë vendin e tij në plazh për pushuesit që do të zgjidhni ambientet e tij.

Por ai tregon se edhe pse i ka paguar lekët vendin nuk e ka, pasi edhe dikush tjetër e kishte blerë atë vend, dhe ai u detyrua të tërhiqet që të shmangë konfliktin.

Sipas tij përgjegjësia për këtë problem bie mbi shtetin.

Hilmi Kapllani: Ditën e hënë më datë 21 i 6 2021 kemi paguar 4 300 000 lekë të vjetra . momenti që ka ardhur zotnia unë jam tërheq për mos ba naj konflikt njëri me tjetrin.

Ai ka ardhur me hartë, unë me hartë edhe me ka thënë që vendi është i imi. Edhe unë jam tërheq kam mbledh shezllonet , për ti ik konfiktit, për ti ikur debateve. Unë sot jam pa vend , pa çadra , kam 54 dhoma të deklaruara në shtet që paguaj taksën dhe unë sot nuk shezllonë për pushuesin tim.

Për mua fajtor kryesor është shteti , përderisa ne shtetit i kemi paguar paret dhe na ka dhënë hartën qysh me datën 21 që kemi paguar vendin e shezlloneve dhe ne jemi pa shezllone.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme 4 veta u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pas konfliktit për nadrjen e disa shezlloneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA