Kryeministri, reforma në polici/ Rama mbledh drejtuesit e rendit: Përshpejtojmë fazën e ristrukturimit

27/06/2021 19:33

Ngjarjet e fundit kriminale ne disa qytetete bregdetare pritet te pasohen në ndryshime te thella në radhët e uniformave blu.

Kryeministrin Edi Rama paralajmëroi ristrukturim të Policisë së Shtetit para së të thërriste ne takim urgjent minsitrin Bledi Cuci dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Rama: Unë jam i shqetësuar për Bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit. Ndërkohë do t’ju kërkoj leje për tu larguar pasi kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të risturikturimit që është përgatitur, por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë, dhe të mos presim fundin e verës.

Në Vlorë kryesocialisti ishte për çështje të partisë ku nuk i nuk i kurseu kritikat ndaj të tijve. Top Cannel mësoi se në mbledhjen me dyer të mbyllur të Asamblesë së Partisë Socialiste në këtë qytet Rama i ka bërë të qartë socialistëve se deputetet nuk do të merren me emërime drejtorësh. Rrugët me Dritan Leli janë ndarë përgjithmonë sipas Kryeministrit në momentin kur kryebashkiaku refuzoi ofertën e tij për tu bërë deputet duke mos i hapur telefonin.

Top Channel