Përplasja mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe socialistëve vijon ende.
Kryeministri Edi Rama, gjatë asamblesë së PS me strukturat e Vlorës është shprehur se ai ka dezertuar në betejën e PS-së duke mos dhënë asnjë kontribut në zgjedhjet e 25 prillit.
“Leli ka një detyre partiake ai dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet por ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatin në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushate për PS-në dha zero kontribute.
Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qëndrojnë dhe s’kanë qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli. Dritan Leli ishte i mirë për fjalime dhe të folur por nuk bënte punët publike çka sollën Afrimin për të bërë ato punë. I kemi kërkuar si Dibrës si Vlorës të hyjnë në zgjedhje për deputet. Ai pranoi, Leli s’pranoi. Leli nuk u zgjodh u emërua sepse nuk kishte kundërshtarë”, tha Rama.
Sipas Ramës Leli u vlerësua pasi nuk do përfaqësonte më Vlorën në nivel lokal por do përfaqësonte qytetin në parlament.
“Leli po kalonte nga bashka për në parlament, do ishte mire sepse ka oratori. Askush nuk fiton i pavarur në Vlorë por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë. Leli më fiku telefonin disa ditë. Nëse ai nuk jep dorëheqjen të gjithë duhet të punojmë që Vlora të përfaqësohet me dinjitet nga këshilltarët bashkiakë, deputetë dhe të gjithë”, tha Rama.
Top Channel