Kaloi me semafor të kuq pasi po dërgonte në spital të sëmurën/ Makina përplas 23-vjeçaren në rrugë

27/06/2021 15:46
Foto ilustruese

Transportimi i një të sëmure me urgjencë drejt spitalit, ka shkaktuar një aksident në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e 21-Dhjetorit, rreth orës 14:45. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G.M. shkeli rregulloi e qarkullimit rrugor, duke mos respektuar semaforin. Për pasojë ka përplasur një 23-vjeçare, e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA