Një investim i ri është kryer në shërbim të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e reja duke uruar ndjekësit për një ditë mbarë.
Kardiokirurgu Rezart Deveja thotë se gjithçka është bërë nga fillimi të gjitha aparaturat e reja kanë ardhur enkas për këtë sallë.
“Këtu ndodhemi në sallën e re dhe gjithçka është bërë nga fillimi të gjitha aparaturat e reja kanë ardhur enkas për këtë sallë. Në mbështetje të aktivitetit të kardiokirurgjisë në spitalin tonë është edhe reanimacioni i cili është pajisur me materiale të reja. Do të jetë me 6 shtretër për të mbështetur të sëmurët që do të operohen në këtë sallë. Hapja e kësaj qendre ka një rëndësi shumë të madhe dhe do të bëjë që pacientët të marrin shërbimin në kohë”, tha mjeku kirurg Rezart Deveja.
Top Channel