Grushte e shkelma me njëri-tjetrin/ Sherr mes të rinjve në Sarandë

27/06/2021 11:52

Një grup të rinjsh janë përfshirë në konflikt që degradoi me grushte e shkelma me njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende shkaku se përse ata janë zënë, ndërsa dyshohet se ka nisur për hapësirën e plazhit.

Ata kanë pasur edhe armë zjarri me vete, por nuk i kanë përdorur.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronarë hotelesh çoi në vrasjen e 4 personave.

Top Channel