
23/02 22:38
Belgjika e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër Portugalisë, në kuadër të 1/8 së finales në ‘Euro 2020’.
Thorgan Hazard shënoi një gol shumë të bukur nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e 42-të.
Mirëpo, siç ndodh zakonisht, Cristiano Ronaldo ka gjithë vëmendjen në secilën ndeshje ku luan.
Superylli portugez ekzekutoi një gjuajtje të lirë të rrezikshme që u mbrojt nga Thibaut Courtois, por nuk ishte aq i rrezikshëm në 45 minutat e para.
Për më shumë, portieri belg madje guxoi ta driblonte sulmuesin e Juventusit pranë portës së tij dhe nga aksioni pasues erdhi edhe goli i epërsisë. /Telegrafi/
Top Channel