Bletët e Rudinës/ Gazetarja rrëfen në vetën e parë një dite pune si bletërritëse

27/06/2021 20:20

Edhe unë jam fermere falë bujarisë së njeriut më zemër të madhe. Një vit më parë mu dhurua një park i plotë bletësh, me premtimin që do kujdesem për to me përkushtim të pakufizuar.

Kjo dhuratë kaq e çmuar mu bë nga babai i bashkëshortit,Rifan Basha, i cili dashurinë e tij 30 vjeçare për bletët u përpoq të ma injektojë edhe mua. Në fakt ia doli sepse bota e bletëve të magjeps.

Sot kemi ardhur në njërin prej parqeve të bletëve për të vjelë qumështin e mbretëreshës. Por si bëhet qumështi i mbretëreshës?!

Si fillim do të zgjedhim pjelljet 48 orëshe nga hojet e reja. Më pas këtu ndodh transferimi i larvave në kupëza. Para se të hedhim larvën në kupëz do të hedhim një pikë qumësht mbretëreshe.

Më pas e dërgojmë tek zgjoi pa mbretëreshë. Kështu bletët vendosen në alarm pasi nuk kanë një komanduese, bletët punëtore këto kupëza i ushqejnë më qumësht blete. Pas 72 orëve bëjmë vjeljen e qumështit të mbretëreshës. Dhe kështu ky proces do të vazhdojnë deri në sa lulet sekretojnë polen.

Kur poleni të mbarojë atëherë bletët do të punojnë për nektarin,mjaltin. Dhe në parkun tim bletët janë në mesin e pyllit të gështenjave, që pritet të vilet së shpejti pas datës 20 korrik.

Rudina Muça

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA