
Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë.
Aksidenti radhës ka ndodhur në kryqëzimin e Tales, ku janë përplasur një automjet me një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës Viktor Leshi ,40 vjeç, banues në Tale dhe fëmija i tij i mitur.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Valentin Boçi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar
Top Channel