Vlorë/ Rama takon rektorët e universiteteve për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë

26/06/2021 18:18

Kryeministri Edi Rama është takuar me rektorët e universiteteve në ambientet e bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë.

Në fokus të takimit ishte bashkërendimi i punëve për të arritur këtë qëllim madhor, zhvillimi i arsimit të lartë gjithëpërfshirës që plotëson standardet ndërkombëtare të cilësisë, integriteti akademik dhe transparenca si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

U diskutua për:

– Lehtësimin e procedurave për programet e studimit që sjellin diploma të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet e huaja;

– Nxitjen e universiteteve tona që të bashkëpunojnë në të gjitha format me partnerët ndërkombëtare dhe ky bashkëpunim do të ketë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare;

Gjatë takimit, u ra dakord që duhet të punohet më tepër për pjesëmarrjen më cilësore të universiteteve në projektet europiane, sidomos në Programin “Horizon” e të tjera të ngjashme.

Në të njëjtën kohë, Plani Ekonomik i Investimeve për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Europian, sjell shumë sfida mundësi edhe për arsimin e lartë në Shqipëri, ndaj angazhimi shumë i fortë i universiteteve në këtë kuadër është në domosdoshmëri për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA