‘Teuta’, krenaria e Durrësit/ Futbollistë dhe basketbollistë nderohen me titull

26/06/2021 12:16

Dy ekipet e “Teutës” kampione kombëtare në futboll dhe basketboll për meshkuj nderohen me titullin “Krenaria e Qytetit të Durrësit”.

Pas një periudhe të vështirë për durrsakët që u përballën me një tërmet tragjik dhe pandeminë, ekipet e Teutës dhe fitoret që arritën në rang kombëtar kthyen entuziazmin dhe shpresën jo vetëm te tifozeritë e tyre të zjarrta, por edhe në qytet. Përveç kampionatit kombëtar, “Teuta Basket” po këtë vit fitoi dhe Kupën e Shqipërisë në basketboll.

Me rastin e Festës së Detit, shoqata “Durrësi” dhe bashkia nderoi dy ekipet kampion të qytetit në futboll e basketboll.

Për kontribute të shquara me ekipin e futbollit dhe si arbitër ndërkombëtar i futbollit, u nderua, pas vdekjes, edhe mjeshtri Ahmet Myshku, të cilit iu akordua titulli “Nderi i Qytetit të Durrësit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA