Flutura kineze bën kërdinë në Librazhd, shkakton dëme të mëdha në pyjet e Bushit

26/06/2021 20:26

Flutura kineze (Cydalima perspectalis) po shkakton dëme të mëdha në pyjet e Bushit. Banorët ankohen se kjo flutur shkakton tharjen e plotë të bushit pasi ka aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva.

Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar vendin sidomos në zonën  e Kuturmanit duke shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e Bushit. Ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe ka një shumim tepër agresiv, ndërsa trupin e ka më të fuqishëm në krahasim me çdo flutur tjetër.

Banorët thonë se kanë vënë re se kjo flutur po zbon bletët nga frekuentimi i luleve, sidomos tek bliri ku bletët nuk duken gjëkundi.

“Luftimi i saj mund të bëhet me spërkatje nga ajri me bacillus thuringiensis por që është tepër e kushtueshme. Një mënyrë tjetër është luftimi biologjik që sipas informacioneve grerëza aziatike është insekti që ushqehet me me larvat, gjithashtu edhe shpendët ushqehen me fluturën”, thotë një banore.

Top Channel