E rëndë në Fier/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në tokat e tij, dyshimet e para të policisë
26/06/2021 19:40
Një 45-vjeçar është gjendur pa shenja jete në tokat e tij në fshatin Sheqishte të Fierit. Trupin e pajetë e kanë gjetur familjarët.
Policia bën me dije se dyshojnë të jetë vetëhelmuar pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.
“Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.
Top Channel