Kampionati Europian futet sot në një fazë interesante, atë me eliminim direkt, teksa kalendari ofron dy sfida, në orën 18:00 Uells-Danimarka dhe në 21:00 Itali Austri.
Raundi i 1/8- ave çelet me takimin e “Johan Cruijff Arenas” të Amsterdamit, ku përplasen dy përfaqësuese që e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë, uellsianët në Grupin A dhe danezët në Grupin B. Nëse Bale me shokë e kishin siguruar praktikisht kualifikimin në dy takimet e para, me një barazim dhe një fitore, nordikëve avancuan falë një fitoreje të madhe 4-1 ndaj Rusisë, kombinuar me humbjen 2-0 të Finlandës nga Belgjikës. Uellsi, në këtë pjesëmarrje të dytë në Europian synon të përsëritë suksesin e 5 viteve më parë, kur arriti deri në gjysmëfinale të kompeticionit.
Nga ana tjetër, Danimarka, e cila nga viti 1984, kur u kualifikua për herë të parë në këtë turne, nuk ka mundur të jetë pjesë e finale në dy raste, kërkon të bëjë befasinë e madhe, e frymëzuar edhe nga suksesi i 29 viteve më parë.
Në vitin 2018 këto dy përfaqësuese janë përballur tri herë, në një miqësore dhe në dy takime të Nations League. Në sfidën e parë fituan uellsianët 1-0, ndërsa në kompeticionin e ri triumfuan danezët, 2-0 dhe 1-2.
Në në Shqipëri janë të shumtë tifozët e Italisë, kështu që përballja e mbrëmjes, që do të zhvillohet në Wembley, Itali-Austri, ka edhe më shumë interes. Të kaltrit konsiderohet favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe arsyet duhet të jenë të qarta për të gjithë. Skuadra e Mançinit pati një ecuri perfekte në fazën e grupeve me 3 fitore rresht, pa pësuar qoftë një gol dhe me golaverazh të përgjithshëm 7-0.
Nga ana tjetër, Austria, e drejtuar një një trajneri me origjinë italiane (Franco Foda), u kualifikua si e dyta e Grupit C, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut (3-1) dhe Ukrainëm (1-0), ndërsa ndaj Holandës u mposht me rezultatin 2-0. Austriakët kaluan për herë të parë në fazën me eliminim direkt në pjesëmarrjen e tretë në Europian dhe ëndrra e tyre është të jenë surpriza e këtij turneu.
Mancini nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë për arsye dëmtimi Florenzin, ndërsa Chiellini mbetet në dyshim, ndërsa në radhët e austrikavëe mungesa e vetme është Lazaro, lojtar i Borussias së Moenchengladbachut, në Bundesligë.
Top Channel