Matura Shtetërore/ Top Channel zbulon me sa pikë u ul kuota minimale për çdo notë në testin e matematikës

25/06/2021 16:28

Rezultatet e provimit të matematikës së maturës shtetërore kanë dalë pas një ndryshimi në mënyrën e vlerësimit.

Pas protestave të maturantëve, Ministria e Arsimit vendosi të ulë pikët që duheshin për çdo notë, duke ndikuar kështu dhe uljen e nxënësve mbetës. Por, në njoftimin që ministrja Evis Kushi bëri, nuk qartësoi me sa pikë ndryshoi kjo kuotë.

Top Channel mëson se bëhet fjalë për 5%. Nga 25% që parashikohej në rregulloren e maturës si pragu i kalueshmërisë është ulur në 20%

Për çdo notë u ulën 3 pikë. Nëse më parë, për të marrë notën 5 duheshin 15 pikë, pragu u ul në 12. Njësoj edhe për notën 10, nga 60 pikë maksimale, notën 10 e kanë marr me 3 pikë më pak, pra 57 pikë.

1820 teza janë vlerësuar me notën dhjetë, 4 prej të cilave 10 absolute. Ndërsa 3000 të tjerë nuk kanë arritur të marrin as 12 pikë, duke ngelur në këtë provim. Ata do të mund t’i nënshtrohet sërish këtij testimi në vjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA