Sot ditë e zjarrtë/ Temperaturat mbi 41 gradë në zonat fushore larg detit
24/06/2021 15:06
Termometri sot në Gjirokastër shënoi 41 gradë celcius. Qyteti i gurtë është ndër më të nxehtët sot për shkak të masave ajtore nga Afrika që kanë pushtuar Ballkanin.
Sipas Meteoalb kulmin e shënon Cërriku, Belshi dhe Kucova ndërsa rreth 40 gradë regjistron edhe Tirana. Temperaturat ndihen 5-7 gradë më shumë për shkak të lagështisë së ajrit.
Pasditja e së enjtes sjell forcim të erës gjë që sipas Meteoalb ndihmon qarkullimin e ajrit duke bere qe te mos ndjehet aq mbytës si një ditë më parë. I nxehti do të vazhdojë të jetë ekstrem deri pasditen e së premtes.
Top Channel