Përkeqësohet situata te Arrat e Gurrës, ndalohet çdo lëvizje. Izolohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas
Një person është vënë nën pranga në Lezhë për kultivim të bimëve narkotike.
Pas kontrollit të strukturave policore në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, ish reparte ushtarake, në vendin e quajtur “Marvalak”, Mamurras, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi Xhan Kaçi, 35 vjeç, banues në Mamurras, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel