Plagoset me thikë 57-vjeçari në Vlorë, niset me urgjencë për në spital

24/06/2021 11:27

Plagosje me thikë raportohet në Vlorë paraditen e sotme.

Sipas një njoftimi të bërë nga policia mësohet se për motive të dobëta, një person ka goditur me thikë një 57-vjeçar.

Personi i lënduar është dërguar menjëherë drejt spitalit të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që është shoqëruara në komisariat autori i dyshuar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel