“Nuk është vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut”/ Murrizi tregon pse BE nuk vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë

24/06/2021 11:15

Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi ka reaguar pas vendimit të BE, për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipëri9në, pas vetos që Bullgaria vuri ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi tha se njëherë për Shqipërinë nuk do Franca, pastaj nxjerrin Bullgarinë. Ai madje i drejtohet mazhorancës duke i thënë se ishte mërzitur pasi mendonte se kishin folur me palën bullgare për të hequr veton.

Për Murrizin, arsyeja e vërtetë e mosçeljes së negociatave është sepse e BE e sheh që Shqipëria nuk po ndahet nga e kaluara edhe pas 30 vitesh.

“Pashë Ramën dje që e quante vëlla Zaevin. Shumë mirë e ka, nuk e di ka ndonjë origjinë këtej Zaevi. Ça po bëhet me negociatat Taulant? Do Franca, s’do Franca, herë nxjerr Bullgarinë, u mërzita fort thashë mos keni folur. Ne për nder të ish-liderit komunist të Bullgarisë i vutë emrin fermës së rrushit, Gjergj Dimitrovit. A s’kishit folur me pasardhësit e Gjergjit që mos vinte veton? Këtë herë nxorën Bullgarinë, herën tjetër do nxjerrin Lihteshteinin ose San Marinon, por ata e shohin mirë që në 30 vite ky vend nuk është shkëputur nga e kaluara’’- tha Murrizi.

Top Channel