Rektori: Bërja e pazareve në ambjentet e universitetit, shkelje flagrante e ligjit

Emisioni Fiks Fare edhe mbrëmjen e së mërkurës denoncoi faktin se si disa persona të ndryshëm kanë rënë viktima të mashtrimit, duke paguar shuma të ndryshme parash. Atyre u premtohej marrja e provimeve, por edhe punësim në Universitetin e Elbasanit kundrejt ‘kafeve’ prej një mijë apo dy mijë eurosh . Ankesa në emisionin Fiks Fare fillimisht u bë nga një studente e cila i kishte paguar shumën prej dy mijë euro znj Aurela Sinani për t’u punësuar si sekretare në fakultet .

 

Por studentja nuk ishte e vetmja që kishte rënë preh e mashtrimit nga znj Aurela Sinani. Bashkëpuntorët e Fiksit përveçse gjetën edhe persona të tjerë të mashtruar zbuluan edhe skemën që kjo zonjë përdorte për të gënjyer njerëzit . Duke u hequr si njeri me lidhje të forta brënda fakultetit që nga rektori dhe pedagogë znj.Sinani merrte paratë duke ju premtuar njerëzve punësim dhe marrjen e provimeve në fakultet. Të gjitha pazaret kryheshin brënda ambjenteve të fakultetit.Gazetarët e Fiksit shkojnë të takojnë vetë mashtruesen për ta ballafaquar edhe me faktet që bashkëpunëtoret e Fiksit kanë zbuluar. Ajo u pohon gazetarëve se nuk ka marrë kurrë para, në fakultet nuk shkon dhe nuk njeh asnjeri. Është një nënë që qëndron në shtëpi duke u përkujdesur për dy fëmijët.

Gjithashtu kërkon të mos xhirohet dhe të fiken kamerat.
Fiksi për rastin në interersohet dhe në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit. Rektori i këtij universiteti duke mohuar kategorikisht njohjen me znj Aurela Sinani thotë se kjo zonjë nuk ka qenë kurrë e punësuar në fakultet dhe aq më tepër të ketë lidhje me pedagogë në emër të të cilëve merr edhe rryshfet.Rektori thotë gjithashtu se ky është një rast i rëndë dhe marrja e parave në sallat e universiteti në emër të stafit akademik është shkelje flagrante e ligjit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA