Kolumbi, tejkalon 4 milionë numri i rasteve me COVID-19

24/06/2021 11:06

Numri i personave të prekur nga Covid-19 ka kaluar shifrën 4 milionë në Kolumbi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit me 29.995 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 4.027.016 dhe me shërimin e 26.497 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 3.741.459.

Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 645 persona si pasojë e COVID-19 duke çuar numrin e viktimave në 101.947.

Në Kolumbi rajonet më të prekura nga COVID-19 janë kryeqyteti Bogota me 1.182 299 raste dhe Antioquia me 618.029.

Teksa numri i rasteve aktive ka arritur në 171.616 përqindja e mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv është rreth 85-90.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Tëitter, ministri i Shëndetësisë, Fernando Ruiz Gomez tha se dërgesa e parë e vaksinës “Janssen” e zhvilluar nga Johnson & Johnson kundër COVID-19 arriti në vend. “Sot ne morëm vaksinën e parë Janssen prej 480 mijë dozash për zbatimin e testeve pilot në 40 qytete të ndryshme. Vaksina siguron imunitet të rëndësishëm për komunitetin me një administrim të vetëm një doze”, tha ai.

Sasia e vaksinave që arriti në Kolumbi është gjithsej 20.732.624 doza.

Rasti i parë me COVID-19 në Kolumbi u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë më 22 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA