John McAfee/ Prapaskenat e vdekjes para ekstradimit në SHBA, dhe akuzave kundër ‘pionierit’ të antiviruseve kompjuterikë (fotot)

24/06/2021 16:27

Një nga themelueësit e parë të programeve komerciale kompjuterike anti-virus John McAfee, është gjetur i vdekur dje në dukje nga vetëvrasja në një burg të Barcelonës, disa orë pasi mësoi për aprovimin e ekstradimit të tij në SHBA me akuza evazioni fiskal, në vitet 2016 deri në 2018.

McAfee kishte thënë më parë se nuk besonte te sistemi amerikani qeverisjes dhe kishte kërcënuar se do të publikonte 31 terrabite me të dhëna inkrimiuese për korrupsionin në qeverinë e SHBA nëse akuzat ndaj tij konkretizoheshin.

Ai u gjet mbrëmë i vdekur në qelinë e tij në burgun Centre Penitenciari Brians 2 në Barcelona.

I njohur për stilin e tij të shtrenjtë e shpërdorues të jetesës, McAfee nisi kompaninë e antivirusëve kompjuterikë McAfee Associates në 1989, të cilën në vitin 2010 e shiti për 7.7 miliardë dollarë te grupi Intel.

I lindur në një bazë ushtrake të SHBA në Britani, McAfee përmendte shpesh urrejtjen për qeverinë e SHBA e thoshte se ndjehej më shumë britanik se amerikan, megjithse ishte rritur në SHBA.

Pasi përfundoi fakultetin, McAfee nisi punë e tij të parë kompjuterike ne hekurudhat e Missouri ku tentonte të përdorte kompjuterët e IBM për programimin e orareve të trenave në 1969.

Ai ishte nga të parët që nisi idenë e programeve anti-virus dhe i reklamonte ato me mesazhe individuale. Pesë vjet më vonë kompanitë kryesore në SHBA përdornin programet e tij, fillimish falas dhe më pas me pagesë abonimi prej vitit 1990. Asokohe McAfee fitonte $5milionë në vit.

Mediat thonë se ai reklamonte biznesin e tij duke bërë amerikanët të trembeshin nga sulmet kibernetike, si në vitin 1990 kur pretendonte se ishte një virus kompjuterik i quajur Michaelangelo që do të dëmtonte 5 milionë amerikanë, kur në fakt u dëmtuan vetëm 200,000, por shitjet e programeve McAfee gjithsesi arritën kulmin.

Në vitin 1992, pas rritjes së biznesit, McAfee Associates u shfaq në bursën publike të aksioneve NASDAQ në vlerën $80 milionë.

Në vitin 2009, pasi kishte pësua dëme në krizën financiare dhe pasi ishte ‘lodhur’ nga pasuria e tij, MCAfee shiti shumicën e zotërimeve dhe u divorcua për herë të dytë.

Ai mbajti vetëm një pronë në Belize dhe në 2008 u vendos aty.

Gjatë viteve në vijim McAfee ndërpreu të gjitha lidhjet me shoqërinë e lartë dhe jetonte me vendasit në Belize.

McAfee nuk e fshihte faktin që nuk kishte paguar taksa në SHBA dhe shprehte vazhdimisht se nuk besonte te ‘sistemi i korruptuar’ amerikan.

Akuzave ndaj tij McAfee i përgjigjej me kërcënime për publikime të informacioneve që ekspozonin korrupsionin në nivlet më të larta të CIAs, dhe departamenteve të tjera amerikane.

“Nëse unë arrestohem apo zhduken, 31+ terrabyte me të dhëna inkriminuese do të publikohen në media”, ka thënë McAfee në një koment, të shoqëruar me një video ku ilustron detajet e informacioneve të tij.

“Nuk ka korrupsion më thellë sesa korrupsioni i atyre që kërkojnë më shumë pushtet, që kërkojnë të jetë akoma më të korruptuar”, ka thënë ai.

Në korrik 2019, ai shkruante se ishte kapur në barkën e tij në republikën domenikane, në zotërim armësh, por ishte liruar më vonë.

Në 2020 ai u shfaq në Norvegji ku u arrestua pasi mbante veshur një palë të mbathura grash si maskë anti-Covid.

Ndërsa në tetor 2020, ai u arrestua në Spanjë me mandatin nga SHBA për akuza manipulimi të kriprovalutave.

Departametni amerikan i drejtësisë tha se ai qëllimisht ka fryrë çmimin e kriptovalutave duke bërë komente për to, me qëllim shitjen e tyre kur arrinin çmimin maksimal.

McAfee komentonte në 2020 se kishte më shumë se 40 fëmijë që nuk i kishte takuar kurrë. E veja e tij, ish-prostituta Janice Dyson, bënte së fundmi një koment të gjatë mbi mënyrën sesi John po demonizohej nga mediat dhe autoritetet amerikane.

“Autoritetet amerikane janë të vendosura të bëjnë që John të vdesë në burg, për ta bërë shembull pasi foli hapur kundër korrupsioni në agjencitë qeveritare. Nuk ka shpresë për një gjyq të drejtë për të në SHBA, pasi atje nuk ka më drejtësi. Ose luan me topin e tyre, ose e hëngre”, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/10
McAfee është gjetur i vdekur dje në dukje nga vetëvrasja në një burg të Barcelonës, disa orë pasi mësoi për aprovimin e ekstradimit të tij në SHBA

Top Channel