Një 56-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Gorgonzola të Italisë është arrestuar pasi dhunonte gruan dhe përdhunonte 2 vajzat e tij.
Sipas medias italiane, përdhunimi filloi kur ato ishin 4 dhe 5 vjeç dhe vazhdoi për vite me radhë.
Dhuna seksuale e vajzës së madhe kishte ndodhur mes viteve 1999- 2002, kur ajo ishte 5 vjeç deri në moshën 8 vjeç. Ndërsa për motrën e saj të vogël kishte nisur kur ishte 4 vjeç në vitin 2004 dhe kishte vazhduar deri në vitin 2013.
Gjyqtari i çështjes Giusy Barbara urdhëroi masën e sigurimit me burg për burrin, siç kërkohej nga prokurori Ilaria Perinu, i cili hetoi çështjen.
Pas një sherri brutal, të shkaktuar për arsye ekonomike, vajza e madhe, e cila tani është 29 vjeç, shkoi për të denoncuar babanë e saj në polici.
Sipas hetimit, burri, i varur nga alkooli dhe bixhozi, pa një punë të qëndrueshme, kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tij me vdekje dhe i rrihte me shkelma dhe grushte.
Top Channel