“Gjysma e politikës shqiptare ka dalë  nga një mitër”/ Murrizi për votën e emigrantëve: Nuk i joshni dot me një trastë miell

24/06/2021 12:05

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi lexoi në parlament raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020, ndërsa Murrizi nuk ka hezituar që të përmendë faktin që dështoi procesi për votën e emigrantëve.

Sipas Murrizit, gjithçka u bë në konsensus nga të dyja palët dhe më pas u vendos të mos bëhej gara me emra, por në fletën e votimit të renditeshin numrat e kandidatëve, të cilën e ka cilësuar si “garë qensh me numra”.

Ndër të tjera, duke përdorur nota ironie, Murrizi tha gjysma e politikës shqiptare ka dalë nga një mitër ndërsa shtoi se nuk joshin dot emigrantët as me 20 mijë lekë, as me premtim për vend pune.

Murrizi: Në Komision Zgjedhor, PD dhe LSI nuk deshën, por ju pse nuk e ankimuat në KAS sepse nuk donit që të votonin 1.4 milionë shqiptarë që janë larguar për një jetë më të mirë. Ju nuk donit se ishit të marrë vesh me ata. Pse e ankimuat mënyrën e të votuarit kur Celibashi vendosi që të votohej me emra. Ju e vendosët nga garë me emra në garë qensh me numra.

Çfarë ishte ky lloj votimi? Kur ju intereson, e padisni, po kur nuk ju intereson e kanë fajin ato gysma e vezës tuaj. Nga një mitër keni dalë, gjysma e politikës shqiptare kanë dalë nga një mitër. Pse si doni emigrantët? Se si bleni dot me 20 mijë lekë, nuk i joshni dot me një trastë miell, nuk i intimidoni dot as për punë tek spitali Nënë Tereza, as tek Tahip Tereza.

Çfarë u votua më 25 prill, 16 qendra votimi në Tiranë, nuk patën mundësi të fusnin hundët me 200 euro sekserët e blerjes së votave. Nuk ka gjë më të keqe se të shesësh vota për brisk rroje, 80 lekë.

Top Channel