Fier/ Merr flakë automjeti i parkuar në garazh, evakuohen menjëherë banorët e pallatit

24/06/2021 15:47

Një automjet i parkuar në garazhin e një pallati në Fier është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 në lagjen “1 maj”.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë u bë dhe evakuimi i banorëve.

Mbetet e paqartë nëse zjarri është vendosur qëllimisht nga ndonjë person tjetër.

“Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr. Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.

Me ndërhyrjen e zjarrfikseve zjarri u shua. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel