Dështimi me votën e emigrantëve/ Kreu i KQZ: Nuk kishim kohë dhe politika nuk dha konsensus

24/06/2021 15:03

Pasi i mohoi të drejtën e votës, ligjëvënësi shqiptar u kujtua të  zbulonte arsyen përse vota e emigrantëve nuk u mundësua. Kryekomisioni  Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi  e ndau përgjegjësinë e dështimit me politikën.

Celibashi: Koha ishte shumë e shkurtër për ta përgatitur këtë set rregullash dhe kjo ndikoi në atë që mund ta quajmë dështimin e KQZ që edhe për zgjedhjet e 25 prillit qytetarët jashtë vendit të mos votonin. Ishte çështje kohe dhe e mungesës së konsensusit të gjithë faktorit politik mbi rregullat që duhet të miratonte KQZ.

Pyetje: Sa është numri i shtetasve të Shqipërisë që janë në listë votuese por që janë jashtë Shqipërisë?

Celibashi: Kemi të regjistruar rreth 5 mijë qytetarë me të drejtë vote që kanë deklaruar adresën e tyre të përhershme, pra votues ligjërisht emigrant. Ky është numri. Ata u lanë jashtë, ishte çështje kohe.

Mazhoranca fajëson  PD-LSI për   mosrealizimin e  votës së diasporës, por opozita parlamentare  mendon ndryshe.

Murrizi: Ju thoni se PD dhe LSI nuk deshën, por ju pse nuk e ankimuat në KAS  dhe Kolegj sepse nuk donit që të votonin 1.4 milionë shqiptarë që janë larguar për një jetë më të mirë. Ju nuk donit se ishit të marrë vesh me ata. Pse si doni emigrantët? Se si bleni dot me 20 mijë lekë, nuk i joshni dot me një trastë miell, nuk i intimidoni.

Socialistët pasi u konfirmuan për një mandate të 3-të i rikthehen i zotimit të vjetër për emigrantët duke i  kërkuar KQZ  përmes një rezolute  që të mundësojë votën e diasporës  ne zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel