Përfshirja e anglishtes që në klasë të parë si lëndë e detyrueshme në shkolla nuk ishte vetëm një premtim elektoral.
Me nisjen e vitit të ri shkollor 2021-2022 në 13 shtator, nxënësit e klasave të para krahas alfabetit shqip do të mësojnë një lëndë të re, gjuhën angleze.
Elsa Sheqi- mësuese e gjuhës angleze, Asim Vokshi: E para është një lajm shumë i mirë për fëmijët të cilët për nga natyra janë shumë kuriozë të mësojnë gjëra të reja. Ata kalojnë një pjesë të madhe të kohës përpara ekraneve ku kryesisht lojërat filmat I shohin në gjuhën angleze. Së dyti është lajm i mirë për prindërit sidomos për prindërit e rinj modernë,ambicioz të cilët duan vazhdimisht që fëmijët e tyre të flasin më shumë se sa një gjuhë e I fusin dhe në kurse plotësuese për t’I mësuar dhe sigurisht është një lajm shumë i mirë për mësuesit e gjuhës angleze që do të punësohen më shumë.
Ministria e arsimit ka miratuar programin mësimor që do të zhvillohet për të vegjlit. Megjithatë zbatimi I tij pritet të ketë sfida sidomos në vitin e parë që do të jetë risi.
Elsa Sheqi- mësuese e gjuhës angleze, Asim Vokshi: “Po flasim për programe të cilat janë të studiuara dhe të përshtatura me zhvillim moshor të fëmijëve. Shpresoj që mësuesit ta shohin orën mësimore në kuadër të lojës së argëtimit në mënyrë që të nxisin dëshirën te fëmijët për të mësuar një gjuhë të re”
Edhe pse nxënësit do të ngarkohen më shumë, pasi një lëndë më tepër për ta do të thotë një palë detyra më shumë, sipas mësuese Elsës përfitimet do të jenë më të mëdha në të ardhmen.
Top Channel