Aktivitete të kundraligjshme të lojërave të fatit, në hetim 2 persona në Gjirokastër

24/06/2021 10:46
Ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht në Përmet, për aktivitet të kundraligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

U procedua penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi E. M., 33 vjeç, banues në Libohovë, pasi u konstatua se në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e palejuar të basteve sportive nëpërmjet tabletit, si dhe ishte i pa pajisur me kasë fiskale.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet proceduan penalisht për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin D. I., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi në lokalin e tij u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një server dhe aksesor plotësues, me anë të të cilëve dyshohet se kryente aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA