Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Hudënisht të Pogradecit.
Një 59-vjeçar ka qenë duke punuar në një ndërtesë dhe dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e për pasojë ka marrë dëmtime trupore.
I plagosuri është nisur drejt Tiranës me helicopter për mjekim më të specializuar, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
“Më datë 23.06.2021, rreth orës 11:30, në fshatin Hudënisht, Pogradec, shtetasi R. L., 59 vjeç, banues në këtë fshat, duke punuar në ndërtesën në pronësi të shtetasit Sh. P., (i pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec) dyshohet se është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Top Channel