29/11 20:20
Nga Forumi i Parë Ekonomik i organizuar në Shkup, kryeministri Edi Rama reagoi për moscaktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, duke thënë hapur se faji nuk ishte as i Shqipërisë, e as i Maqedonisë së Veriut.
Pas samitit ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev i cili tha se vendi i tij i bëri detyrat.
Rama dhe Zaev thanë se të dyja vendet duhet të rrisin ekonominë dhe të shkojnë më tej me realizimin e katër lirive që përcakton edhe bashkimi europian.
Këshilli i ministrave të BE në Luksemburg e shtyu për më vonë vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos bullgare e cila ka një llogari të pambyllur me fqinjët tanë lindorë
Top Channel