Nga Tirana më shumë fluturime/ Në aeroportin “Nënë Tereza” shtohen avionët për udhëtime me çmime të ulta

23/06/2021 15:21

Shqipëria këtë vit do të presë më shumë turistë të huaj, kjo pasi çmimet e biletave janë ulur.

Linja ajrore Wzz Air sot ka njoftuar për shtimin e flotës duke shkuar në 5 avionë dhe 2 destinacione të reja, në Barcelonë dhe Koln të Gjermanisë. Gjatë muajit korrik dhe gusht, bileta e udhëtimit nga aeroporti drejti Spanjës dhe Gjermani do të kushtojë 29.99 euro.

Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës: Fakti që Wizz Air stacionon pesë aeroplanë në Tiranë është një shenjë e madhe e besimit për këtë aeroport. Ky fakt ofron një perspektivë të re për Shqipërinë duke e afruar vendin me Evropën.

Linjat ajrore low cost, do të bëj që Shqipëria të jetë shumë më ambicioze për turizmin në Ballkan. Pas kalimit të aeroportit të Rinasit në pronësi shqiptare, atje ka nisur një strategji e re për rritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve dhe uljen e kostove për të shtuar linjat që fluturojnë nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA