Dështon protesta e thirrur për çmimin e naftës në rrjetet sociale, më pak se 10 persona mblidhen para Kryeministrisë
Dy administratorë firmash janë proceduar penalisht, pasi janë konstatuar se merrnin pa leje nga organet kompetente materiale nga shtrati i lumit Shushicë. Gjithashtu i proceduar është edhe një tjetër person nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit: F. H., 58 vjeç, banues në Vlorë dhe V. D., 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë.
Këta shtetas u proceduan pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre, duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi A. H., 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit”, njofton policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel