Hallstatt, Kinë

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët nga Austria. Vendi ka hequr kufizimet duke filluar që nga dita e nesërme.

Asnjë kriter nuk duhet plotësuar për të udhëtuar drejt Austrisë, ndërsa theksohet se të gjithë qytetarët duhet të kenë maska FFP2.

“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes”, thuhet në njoftim.

Top Channel