“E goditi me grushta dhe…”/ Publikohen fotot e bullgarit që futi me dhunë pastruesen shqiptare në banesë për ta përdhunuar 7 herë

23/06/2021 08:44

Ditën e djeshme, policia greke vuri nën pranga autorin e dyshuar të përdhunimit të një shtetase shqiptare, në një apartament në Petralona të Greqisë.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e 35-vjeçarit, një shtetas bullgar, një person me precedent aktesh dhune brenda familjes, i cili u arrestua nga nga Forcat Speciale të Policisë, të cilët po e kërkonin autorin në disa zona në të cilat besohet se fshihej.

50-vjeçarja u përdhunua dhe dhunua në një apartament në Petralona të Greqisë. Sipas detajeve të publikuara, ajo pas 9 orësh makthi doli nga ballkoni dhe nisi të bërtiste për ndihmë.

Gruaja që e dëgjoi e para rrëfeu si dukej ajo në momentet e para: “E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht.”

Pasi doli nga spitali, pastruesja shkoi në polici dhe bëri denoncim për 35-vjeçarin me origjinë nga Bullgaria që dyshohet të jetë autori i abuzimit seksual.

Sipas dëshmisë së viktimës, autori e priste që ajo të fillonte punën për pastrimin e pallatit dhe sapo viktima është afruar pranë portës së banesës për të larë dyshemenë, me një lëvizje, autori e tërhoqi brenda banesës dhe duke e goditur me grushta e la atë në gjendje të fikëti. Sipas shqiptares, ai e përdhunoi dhe e rrahu të paktën 7 herë.

Gjithashtu rrëfeu se ai “rrihte nënën e tij gjatë gjithë kohës.” Gruaja që ndihmoi pastruesen për të shpëtuar nga abuzuesi tha se kur ai kuptoi gjithçka, nisi ta kërcënonte.

“Ai po më kërcënonte mua dhe vajzën time. Ai tha se do të na mbyste. Kemi frikë. Jemi në shtëpi me grila të mbyllura. Policia na tha të mos hapim grilat apo të hapim derën nëse dikush i bie ziles”, tha ajo, shkruajnë mediat greke.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA