Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë nën pranga një punonjës policie në Laç, i cili dyshohet për dhunë në familje.
Punonjësi i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë së Kurbinit, shtetasi me inicialet N.Gj, u arrestuar në flagrancë, pas kallëzimit për për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.
Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.
“Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë arrestoi sot në flagrancë shtetasin N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin. Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij. Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet në njoftimin e bërë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
Top Channel