Piloti grek që pranoi vrasjen e gruas së tij mund të ketë pasur bashkëpunëtorë, thanë sot autoritetet greke teksa një video është publikuar ku Babis Anagnostopoulos shihet që mban në krahë bijën e vogël para se gruaja e tij 20-vjeçare të mbytej për vdekje.
Autoritetet që po hetojnë krimin shokues thanë sot se “çështja nuk është ende e mbyllur” megjithë pranimin e fajit nga 33 vjeçari Anagnostopoulos, i cili u paraqit sot për herë të parë në gjyq mes thirrjeve të publikut “Kalbu në burg!”
Zëdhënësi i policisë greke Apostolos Skrekas konfirmoi se hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë se “bashkëpunëtorë” të kenë ndihmuar ose nxitur, krimin makabër kundër 20-vjeçares Caroline Crouch.
Thanassis Katerinopoulos, drejtues i sindikatës së policëve grekë, tha për rrjetin vendas Alpha TV: “Ka më shumë në këtë, dhe autoritetet duhet t’i shkojnë deri në fund”.
Ai shtoi se është e gabuar të supozohet se vrasja ështe motivuar vetëm nga xhelozia dhe një “konflikt”, pasi hetuesit po marrin në konsideratë një udhëtim misterioz në Kretë në prill, nga ku kanë dalë dy pjesë të reja informacioni.
“Asnjë nuk vret vetëm nga xhelozia. Ka pasur një plan,” thotë Katerinopoulos, duke sugjeruar se Crouch mund të ketë zbuluar aktivitete të bashkëshortit të saj me të cilat nuk ishte dakord.
Katerinopoulos nuk komentoi më tej mbi dy pjesët e reja të informacionit apo se me çfarë aktivitetesh mund të ishte përfshirë Anagnostopoulos.
“Çështja nuk është mbyllur. Një burrë është arrestuar. Ai ka pranuar vrasjen dhe gjykatësit kanë shumë punë,” tha kreu i sindikatës së policisë.
“Mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, qoftë edhe në nivele të tjera, në kohë të tjera, kjo nuk është diçka që ndodh nga xhelozia apo nga një konflikt i momentit”, vazhdoi ai.
“Ka një perde të dytë që autoritetet duhet të dallojnë. Perdja e parë u ngrit me kapjen e fajtorit. Ai do të shkojë në burg. Por a ka një perde të dytë? Në pikësynimin tim, po. Sa vetë janë përfshirë?”, shton polici vjetër.
“Në vrasje mund të ketë pasur vetëm një person, fajtori, por besoj se ka të tjerë që e kanë shtyrë në vrasjen e gruas, për arsye të tjera”.
Ndërkohë në pamjet e reja të publikuara Anagnostopoulos shihet në divan duke tundur bijën 11-muajshe Lydia teksa me nervozizëm i shkruan mesazhe gruas së tij, që besohet se ishte fshehur prej në papafingon e shtëpisë, shkruan e përditshmja vendase Proto Thema.
Një orë më vonë piloti afrohet te kamera në dhomën e ndenies dhe heq kartën e saj të memories, për të cilën më herët pretendonte se ishte shkatërruar nga grabitësit.
Ai vazhdon të konfliktohet me tekste të shkruara me gruan e tij për afro 40 minuta.
Më vona ora biometrike e Crouch regjistron stimulime intensive të pulsit, kur burri nisi ta sulmonte para bijës së tyre. E reja kishte luftuar për afro 10 minuta derisa zemra e saj kishte ndaluar.
Burri më pas kishte mbytur qenin e shtëpisë dhe e kishte varur në parmakë, për të hedhur fajin në “grabitës shqiptarë” të trilluar ne koken e tij.
Gruaja atë natë i kishte shkruar një shoqes së saj për t’i thënë se po linte burrin. Të dhënat e celularit tregonin se ajo ishte përpjekur të rezervonte në një hotel bashkë me të bijën.
Pasi pranoi krimin e tmerrshëm, Anagnostopoulos kishte thene në polici: “Ajo më qëlloi me grushte, më humbi gjykimi prandaj e mbyta dhe më pas inskenova grabitjen”.
Gjykata greke pritet të japë vendimin brenda 90 ditëve, sipas të përditshmes Proto Thema.
Top Channel