Besonin se ishte grua e mbytur/ Kukulla e seksit alarmon grupet e shpëtimit e zjarrfikësat në portin japonez (fotot)

22/06/2021 15:23

Shërbimet e emergjencës po vepronin të alarmuar sot për të shpëtuar “një grua që mbytej” në det, por u shokuan kur panë se ishte vetëm një kukull seksi prej llastiku.

Episodi qesharak në brigjet japoneze të Hachinohe në verilindje të vendit, u filmua nga Tanaka Natsuki e cila ka një kanal të ndjekur në YouTube, dhe tregonte makinat e shumta të policisë, zjarrfikësat dhe ambulancat për të shpëtuar kukullën që rrinte në ujë me fytyrë poshtë, çka bëri që disa kalimtarë të njoftonin shërbimet e emergjencës.

Edhe vetë Natsuki besonte se po filmonte shpëtimin e një njeriu para se kukulla e modelit “Nuse hollandeze” të nxirrej nga uji.

Ajo shkruante më pas: “Isha duke filmuar për videon time të peshkimit, mendoja se ishte një kufomë që kishte dalë në sipërfaqe, por rezultoi se ishte vetëm një ‘nuse holandeze’”.

“Dikush e kishte keqkuptuar dhe thërriti autoritetet, erdhën dhjtra makina policia, zjarrfikësa e ambulanca. Falë Zotit ‘nusja’ u shpëtua”, shkruan vajza me ironi.

Një tjetër dëshmitar i tentativës tha: “Mund të jetë qesharake për ne, por jo për shërbimet e emergjencës që duhet të veprojnë sikur të ishte një person. Hidhini si duhet mbeturinat tuaja o njerëz!”

Rreth 2,000 kukulla të tilla seksi shiten çdo vit në Japoni, të cilat kushtojnë $5,000 thonë përfaqësuesit e industrisë së prodhimit.

FOTO GALERI
1/5
Shërbimet e emergjencës po vepronin të alarmuar sot për të shpëtuar “një grua që mbytej” në det

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA